13/05/2016

Trajnimi praktik në Kontabilitet dhe Tatime (Prill – Qershor 2016) 22/02/2016

1-725x419

Trego sukses gjatë trajnimit  dhe përfito punën praktike të garantuar!

Kur fillon dhe ku mbahet trajnimi ?
Trajnimi fillon në Prill  dhe përfundon me 30 Qershor 2016. Orarin mund ta caktoni gjatë aplikimit.
Trajnimi mbahet në qendrat: Prishtinë,Prizren,Ferizaj.Risi do të jetë edhe qendra e re në Gjilan dhe Gjakovë.

Cilat module përfshin ky trajnim?
Trajnimi përfshin  modulet:
1. Bazat e kontabilitetit financiar sipas SKK dhe SNK
2. Aplikimi i legjislacionit tatimor në Kosovë
3. Deklarimi elektronik i tatimeve
Në të gjitha modulet do të praktikohet edhe softueri i kontabilitetit.

Pse është i rëndësishëm ky trajnim?
Ky trajnim kontabiliteti është shumë praktik dhe gjenë aplikim të gjerë në Kosovë, te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, shërbyese dhe OJQ-të, dhe si i tillë trajnon kandidatët që pas përfundimit të trajnimit jeni të gatshëm:
1. Të mbani vetë kontabilitetin e biznesit tuaj,
2. Të përpiloni Pasqyrat Financiare
– Bilancin e Gjendjes
– Pasqyrën e të Ardhurave,
– Pasqyrën e rrjedhjes së parasë së gatshme
– Pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet
3. Të plotësoni Librin e blerjve,Librin e shpenzimeve, Librin e shitjeve,
4. Të plotësoni formularin e TVSH-së
5. Deklarimi i blerjeve mbi 500 EURO
6. Plotësimi i formularëve për tatimin ne paga,kontribute pensionale (WM,CM)
7. Të plotësoni formularët për tatimin e mbajtur në qira (WR)
8. Plotësimi i formularëve për Tremujorsha (TM) – IS,IL,QS,QL,IR
9. Plotësimi i formularëve vjetor sipas ATK-së (PD,CD,DO)

Çka tjetër mund të përfitojmë nga ky trajnim?
Secilit pjesëmarrës do t`i instalohet programi i kontabilitetit ProData Finance për përdorim në llapotpat personal, gjithashtu kandidatët që nuk kanë llaptopa personal do tìu sigurohet një llaptop gjatë kohës së trajnimit.
Kandidatët që me sukses përfundojnë trajnimin do të ken të garantuar punën praktike nga kompania jonë, po ashtu kandidatët janë të pregatitur që të fillojnë punën lirshëm në praktik në ndonjërën prej kompanive në Kosovë dhe do të ken përkrahjen e parreshtur edhe me tutje nga stafi jonë.

A lëshohet ndonjë çertifikatë?
Secili pjesëmarrës aktiv që ndjek mbi 90% të orëve të parapara, në fund të trajnimit do të pajiset më një certifikatë që dëshmon ndjekjen e trajnimit praktik në kontabilitet dhe një certifikat për kalueshmërin me suksesë të trajnimit për kandidatët që kalojn me sukses provimet.

Për kë është i dedikuar trajnimi praktik në kontabilitet?
Trajnimi është i dedikuar për të gjithë personat e interesuar të cilët punojnë në financa, kontabilitet, menaxhim, apo edhe personat të cilët dëshirojnë që të fillojnë punën në lëmin e financave dhe kontabilitetit.

Sa është kosto e trajnimit?
Trajnimi në total kushton 149€. Pagesa bëhet në tri këste.
25€ për regjistrim me rastin e aplikimit
75€ deri në datën e fillimit të trajnimit
49€ dy javë pasi të filloj trajnim.
Çmimi për studentët bursist 100 euro.
Në çmim janë të përfshira të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me: literaturën, çertifikatat, materialet  që shpërndahen përgjatë ushtrimeve.

Kur fillon regjistrimi i kandidatëve?
Regjistrimi i kandidatëve fillon me 23 Shkurt  2016  deri me 31 Mars 2016 në adresën: Rruga;Bedri Pejani, perballë Kolegjit Globus, afër Kuvendit të Kosovës
Ju mund të regjistroheni në adresën e mësipërme çdo ditë, e Hënë – e Premte prej orës 8:30 deri në 16:00 apo aplikoni online duke plotësuar të dhënat në www.aaspartners.com/apliko/

Fletëpagesen mund ta shkarkoni direkt pas aplikimit në www.aaspartners.com/apliko/

Vërejtje: Vendi rezervohet vetem me plotësim të aplikacionit dhe konfirmimin e fletepageses ne zyre!
Për detaje të tjera kontakto në tel: 049 496 496, apo 044 775 258