13/05/2016

Kontabilitet – Tatime – Konsulencë

sherbimet 1

Shërbimet e Kontabilitetit

  • Mbajtja e kontabilitetit – Ne ofrojmë për klientët  që kanë nevojë për një kompani të specializuar për të mbajtur kontabilitetin e biznesit së tyre: regjistrimin e faturave,përpilimin e librave tregtar,kalkulimi i pagave mujore, përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Kosovare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit , përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të  raporteve tjera financiare të kërkuara nga aksionarët, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen dhe zbulimin e këtyre pasqyrave financiare.
  • Konsulenca në Kontabilitet – AAS ofron ndihmë në vlerësimin e pajtueshmërisë me rregullat kosovare dhe ndërkombwtare të kontabilitetit, ndihmë për klientët me çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë aktivitetin e tyre të përditshme, këshilla për çështjet në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare për qëllime statusore ose për aksionarët mbajtjen e një cilësi të lartë të raportimit financiar strukturës. Ekipi ynë i ndihmon klientët me standardet e kontabilitetit financiar dhe zbatimi i sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit.

Shërbimet lidhur me Tatimet

  • Konsulencë tatimore e zakonshme – Informon dhe orienton ndërmarjet dhe profesionistët në lidhje më cështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin tatimor në Kosovë.  Ndihmon subjektet për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH si dhe taksa te tjera. Ne ndihmojnë klientët në shqyrtim, përgatitjen dhe paraqitjen e kthimit të tatimieve për biznesin dhe individët
  • Deklarimet tatimore – AAS për klientet e saj,ndjek të gjitha procedurat e plotesimit si dhe deklarimit të detyrimeve në lidhje me TVSH, Tatimin në paga,Tatimi në qira, Tatimin mbi fitimin etj. Te gjitha deklarimet bëhen nën kontrollimin  e stafit profesional Kontabilist të Çertifikuar, për të studiuar profilin e kompanisë si dhe për të realizuar maksimalisht avantazhet fiskale.
  • Informacion mbi lehtësirat tatimore – Studion legjislacionin fiskal si edhe ndjek politikat shtetërore në lidhje stimulimin e aktiviteteve të caktuar si dhe  lehtësirat fiskale. Bashkëpunon me Institucione të ndryshme studimore për njohjen dhe evidentimin e praktikave lehtësuese për sektore të ndyshëm të ekonomisë në vend.
  • Administrim, perfaqsim në lidhje me mosmarrveshjet me Administratën Tatimore –Ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal për subjektet të cilat kanë mosmarrveshje me administraten tatimore. Asiston dhe ndihmon ne procesin e ankimit prane Zyrës së Ankesave në ATK. Ofron këshilla strategjike mbi taksat dhe ofron strategji efektive ne lidhje me problemet me tatimet.
  • Konsulence mbi problematikat fiskale, kontabile dhe bilancin – AAS ka një eksperiencë të gjerë në fushat e korporatave, partneritetit,financave publike dhe individuale në të gjitha nivelet e tatimit. Shërbimet kanë për qëllim dhënien e sigurisë së arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e taksave  dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljeve të taksave dhe shmangien e pasojave serioze

Shërbimet e Konsulencës

  • Analize e projektit – AAS bashkëpunon me çdo Ndërmarje ose Profesionist që dëshiron të hapë një aktivitet të ri. Analizon dhe krahason treguesit e sektoreve të ndryshëm si dhe jep mendime në lidhje me rentabilitetin e projektit.
  • Analize e struktures juridike dhe administrative – Ofron asistencën e saj ne lidhje me përmbushjen e te gjitha procedurave administrative. Duke filluar që nga aplikimi i sistemit tatimor  dhe kontabel. Këshillon  subjektet ne lidhje me proceduarat e regjistrimit pranë Agjensionit i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), Inspektoriatit  të Punes si edhe pranë organeve tjera vednore.
  • Studim financiar dhe fiskal për projekte – AAS ofron shërbimin e saj që nga  fazen e nisjes së biznesit, duke sugjeruar format më te mira të financimit për aktivitetin e ri si edhe duke bashkëpunuar me institucionet financiare gjatë proceduarave te kontraktimit për kredi. AAS ofron mundësine për te berë parashikime mbi termat financiar dhe ekonomik të cilat janë të lidhura ngushtë me vijueshmërinë e aktivitetit të biznesit.
  • Formim i personelit – Mban lidhje të vazhdueshme me Administratorin dhe personelin e administratës së shoqërisë për dhënien e ndihmes profesionale dhe të mendimit ekonomik në dobi të rritjes së efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të dispozitave ligjore.
  • Vlerësim për zgjedhjen e menyrës më fitimprurese të investimit  – Studion dhe përpiqet të japë zgjidhje për probleme dhe cështje që dalin gjatë veprimtarisë dhe që i paraqiten nga Administrata e Kompanisë në lidhje me vleresimin dhe mbarëvajtjen e investimit. Analizon strukturën financiare, Bilancin, Pasqyrën e Të Ardhurave Dhe Shpenzimeve si edhe Cash-Flow.
  • Operacione mbi kapitalin – AAS ndjek dhe jep sugjerime në lidhjet me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Ajo bashkëpunon me kompanitë më të mira ligjore per themelimin e shoqerive , për hartimin e statuteve si edhe kontratave te ndryshme.
  • Konsulencë në kompanitë prodhuese - AAS ndihmon bizneset në kalkulimin e saktë të kostos së prodhimit,kalkulimin e humbjeve në prodhim si dhe propozon sisteme efikase në procesin e prodhimit.
  • Konsulencë në përdorimin e softuerit të kontabilitetit ProData Finance+