20/09/2016

Marrëveshje Bashkëpunimi

kushtrim

I, e nderuar

Përmes këtij postimi ju njoftojm që kompania jonë AAS Partners sot ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompanin PortalPune si kompani lidere në ndërmjetësimin e punësimit në Kosovë.

Përmesë këtij bashkëpunimi të gjithë kandidatët që ndjekin trajnimin “Praktika në Kontabilitet dhe Tatime”për afatin Tetor-Dhjetor 2016 do të kenë mundësi  që përveq mësimit se si aplikohet  Kontabiliteti në Praktik si modul shtesë në fund të trajnimit të ndjekin falas edhe modulin “Shkathtësit në punësim” ku edhe do të marrin çertifikatë të veçant për këtë modul. Përmes këtij moduli kandidatët do të mësojn si të plotësohet një CV, letër motivuese, paraqitja në inervista për punësim etj. Po ashtu për të gjithë kandidatët e papunësuar që tregojn sukses gjatë trajnimit AAS Partners së bashku me PortalPune do ti përkrah që së paku t`ia mundësojpraktikën në ndonjërën prej kompanive në Kosovë,gjithashtu kandidatët do të hyjn në databazën e kompanisë ku për çdo njoftim për punësim në fushën adekuate të parët që do të propozohen do të jenë kandidatët që kanë ndjekur trajnimin tonë.

Trajnimi do të filloj me 10 Tetor 2016 në Prishtinë,Gjilan,Ferizaj,Prizren,Gjakovë,Pejë ndërsa në Mitrovicë me 15 Nëntor 2016.

Përfitime shtesë nga ndjekja e trajnimit tonë do të jenë:

  • Një Laptop për një kandidat
  • Një licencë falas e programit Pro-Data Finance+ për një kandidat
  • Program për paga për të gjithë kandidatët
  • Programe në excel falas për të gjithë kandidatët
  • Mundësi për praktikë dhe punësim për kandidatët e suksesshëm
  • Përkrahje të vazhdueshme profesionale gjatë problemeve në punë.