05/12/2016

Mundësi punësimi/praktikë!

aasp
Përmes këtij postimi ju njoftojmë se kompania AAS Partners ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Portal Pune, kompani lidere në punësim.
Qëllimi i bashkëpunimit është që të gjithë kandidatët që kan ndjekur dhe janë duke ndjekur trajnimin “Praktika në Kontabilitet dhe Tatime” AAS Partners së bashku me PortalPune do ti përkrah në punësim/praktikë në ndonjërën prej kompanive/organizatave në Kosovë. Gjithashtu kandidatët do të hyjn në databazën e kompanisë,ku për çdo mundësi punësimi/praktikë në fushën adekuate të parët që do të propozohen do të jenë kandidatët që kanë ndjekur trajnimin tonë.
 
Në mënyrë që të kemi një databazë të saktë të të gjithëve dhe të kemi më të leht selektimin e kandidatave për punësim/praktikë, ju ftojm që deri me datë 11 Dhjetor 2016 të na dërgoni CV-ën e Juaj (për të gjithë ata që nuk kanë një format të CV-së e gjeni të bashkangjitur në këtë email).
 
CV-ën e dërgoni në emailin punesimi@aaspartners.com
Vërejtje! Në CV patjetër duhet të cekni periudhën e ndjekjes së trajnimit në AASPartners. Kandidatët që zotërojn gjuhën angleze patjetër të plotësojn CV edhe në gjuhën angleze.
 
Për çdo pyetje eventuale mund t`na shkruani në email ose direkt në tel 049 496 496
 
Me respekt:
Kushtrim AJVAZI
Drejtor Ekzekutiv
AASPartners LLC