Historiku

AAS – Advanced Accounting School / Shkolla e Avancuar e Kontabilitetit

Si kompani operojm që nga Janari 2011 edhe pse pronari i saj ka qenë i involvuar në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe trajnimeve që nga viti 2009.

AAS është një kompani me fokus të veçant për trajnime dhe konsulencë kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave,e përbërë nga një staf profesional për trajnime,konsulencë dhe shërbime të kontabilitetit të cilët veprojnë si punonjës dhe bashkëpunëtorë në kuadër të AAS, duke sjellë përvojën e gjerë nëpër sektore të ndryshme të kontabilitetit,financave dhe menaxhimit.

I gjithë stafi i AAS dhe këshilltarët tjerë kanë shumë vite përvojë dhe ushtrojnë pozita udhëheqëse në nivele të ndryshme me kompani të mëdha në vendin tonë.

Ne, në AAS njohim rëndësinë e trajnimit dhe shërbimit të duhur për të siguruar që klientët tanë të përfitojnë plotësisht nga eksperienca dhe profesionalizmi i stafit tonë. Kontabiliteti dhe Menaxhimi i Trajnimeve tona ofrojnë një diskurs të projektuar për t’ju ndihmuar të merrni njohuritë më të nevojshme në kontabilitet,tatime dhe financa.

Metodat e trajnimit për kontabilitet dhe financa vazhdimisht kanë nevojë të jen në hap me kohën. Mundësitë dhe aftësitë e reja janë të nevojshme në mënyrë që të jeni në kontakt me ndryshimet dinamike, veçanërisht në vendet në tranzicion siç është Kosova.