13/05/2016

Shërbime ligjore

sherbimet 2

Shërbimet ligjore të AAS janë:

Përpilimi. rishikimi dhe ridizajnimi  i të gjithave llojeve  të marrveshjeve

Është me rëndësi të veçant që një biznes i suksesshëm të përpiloj të gjitha dokumentet ligjore në përputhje me vet nevojat e biznesit.

AAS ka staf profesional të cilët mund  të ofrojnë shërbime ligjore  në formë të përpilimit të të gjitha llojeve të marrëveshjeve, rishikimit dhe ridizajnimit të marrëveshjeve ekzistuese, në mënyrë që të arrihet një siguri që marrëveshjet janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e aplikuara në Kosovë

Shërbimet për regjistrimin e bizneseve dhe OJQ-ve

AAS ju ndihmonë në përgaditjen e të gjitha dokumeteve të nevojshme për themelimin e kompanive dhe mund të ndihmojë në vet procesin e regjistrimit në regjistra të ndryshme siç janë: Agjencioni për regjistrimin e bizneseve në Kosovë (duke përfshirë regjistrimin e emrave tregtar), Administratë tatimore si dhe në zyrën e OJQ-ve pranë ministrisë së administratës publike.

AAS përpilon të gjitha dokumentet ligjore interne të kompanisë duke përfshirë statutin, aktet interne, rregulloret, vendimet e bordit, autorizimet etj.

Të gjithë klientët e AAS-së vazhdimisht mund të përkrahen në përgaditjen e pjesëve shtesë të dokumeteve ligjore, pra të gjitha ndryshimet që nevojitet të bëhen në regjistrat përkatëse