15/03/2016

Trajnimi Praktik ne Kontabilitet dhe Tatime- “12 Tetor 2015 – 24 Dhjetor 2015″ 09/09/2015

historiku

Sa zgjatë trajnimi?

Trajnimi fillon me 12 Tetor 2015 dhe përfundon me 24 Dhjetor 2015, nga tri herë në javë (2 orë në ditë). Orarin mund ta zgjedhni direkt online gjatë aplikimit.

Trajnimi mbahet në Prishtinë dhe Prizren

Cilat module përfshin ky trajnim?

Trajnimi përfshin  modulet

  1. Bazat e kontabilitetit financiar
  2. Aplikimin e legjislacionit tatimor në Kosovë
  3. Deklarimi elektronik i tatimeve

Në të gjitha modulet do të praktikohet edhe softueri i kontabilitetit.

Pse duhet ta ndjekim këtë trajnim?

Duke parë nevojen e përditshme që përdorimit të kontabilitetit në praktikë përkundër kontabilitetit që kemi mësuar në teori gjatë studitmeve tona ky trajnim ju mundëson që të kuptoni thelbin e aplikimit të kontabilitetit në praktik duke ndërlidhur standardet e kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor, vegël ndihmse do të jetë edhe njohja e programit te kontabilitetit ProData Finance.

Pse është i rëndësishëm njohja e një programi të kontabilitetit?
Duke parë që teknologjia po përparon cdo ditë e më shumë në njërën anë, dhe kërkesat ligjore nga ana e administratës tatimore po bëhen më strikte në anën tjetër, menaxhimi manual i kontabilitetit pothuajse po pamundësohet. Ky trajnim kontabiliteti është shumë praktik dhe gjenë aplikim të gjerë në Kosovë, te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, shërbyese dhe OJQ-të, dhe si i tillë trajnon kandidatët për të përpiluar raporte financiare si: Libri i blerjeve, Libri i shitjeve, Formulari i deklarimit të TVSH-së, Libri i blerjeve mbi 500 EUR, Bilanci i gjendjes, Pasqyra e te ardhurave, Rrjedhja e parase, Ndryshimet në kapital, si dhe dhjetëra raporte të tjera menaxheriale

Çka tjetër mund të përfitojmë nga ky trajnim?
Secilit pjesëmarrës do t`i instalohet programi i kontabilitetit Pro Data Finance për përdorim në llapotpat personal, gjithashtu të gjithë kandidatët që nuk kanë llaptopa personal do tìu sigurohet një llaptop gjatë kohës së trajnimit . Kandidatët që me sukses përfundojnë trajnimin janë të pregatitur që të fillojnë punën lirshëm në praktik në ndonjërën prej kompanive në Kosovë dhe do të ken përkrahjen e parreshtur edhe me tutje nga stafi jonë.

A lëshohet ndonjë çertifikatë?

Secili pjesëmarrës aktiv që ndjek mbi 90% të orëve të parapra, në fund të trajnimit do të pajiset më një certifikatë që dëshmon ndjekjen e trajnimit praktik në kontabilitet dhe një certifikat për kalueshmërin me suksesë të trajnimit për kandidatët që kalojn me sukses provimet.

Për kë është i dedikuar trajnimi praktik në kontabilitet?
Trajnimi është i dedikuar për të gjithë personat e interesuar të cilët punojnë në financa, kontabilitet, menaxhim, apo edhe personat të cilët dëshirojnë që të fillojnë punën në lëmin e financave dhe kontabilitetit.

Sa është kosto e trajnimit?
Trajnimi në total kushton 125€  (175€ minus 50€ zbritje). Pagesa prej 125 euro bëhet me rastin e regjistrimit.  Çmimi për studentët bursist 100 euro.

Në çmim janë të përfshira të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me: literaturën, çertifikatat, materialet  që shpërndahen përgjatë ushtrimeve

Kandidati që tregon sukses mbi 95% të pikëve në provim do të jetë kandidat potencial për të fituar një llaptop gratis. Oferta per llaptop vlenë vetëm për kandidatët që ndjekin trajnimet në Prishtinë. Ndërsa për qendrën në Prizren kandidatwt qw  tregojn sukses mbi 95% të pikëve në provim do t`i rumbursohen 50% e mjeteve te paguara

Kur fillon regjistrimi i kandidatëve?
Regjistrimi i kandidatëve  deri me 12 Tetor 2015 në adresën: Rruga;Bedri Pejani, perballe Kolegjit Globus, afër Kuvendit të Kosovës
Ju mund të regjistroheni në adresën e mësipërme çdo ditë, e Hënë – e Premte prej orës 8:30 deri në 16:00 apo aplikoni online duke plotësuar të dhënat në www.aaspartners.com

Fletëpagesen mund ta shkarkoni direkt ne www.aaspartners.com tek moduli trajnimet në vegzën shkarko fletëpagesen ose të vini në zyret tona të merrni fletëpagesen.

Vërejtje: Vendi rezervohet vetem me plotësim të aplikacionit dhe konfirmimin e fletepageses ne zyre!

Për detaje të tjera kontakto në tel: 049 496 496, apo 044 775 258