26/06/2016

Trajnimi: Praktika në Kontabilitet dhe Tatime “Korrik-Gusht 2016″

Trajnimi 18.07.2016-31.08.2016

AAS PARTNERS organizon trajnimin e radhës “Praktika në Kontabilitet dhe Tatime” duke përdorur 100% kompjuterin.

Trajnimi fillon në 18 Korrik 2016 dhe përfundon me 31 Gusht 2016. Orarin mund ta caktoni gjatë aplikimit.në www.AASPartners.com/apliko/

-Trajnimi mbahet në Prishtinë

Trajnimi do të ketë fokus kryesor aplikimin e kontabilitetit për qëllime tatimore.
I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% vetëm përmes kompjuterit prej ditës së parë. Trajnimi gjenë aplikim të gjerë në Kosovë, te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, shërbyese dhe OJQ-të, dhe si i tillë trajnon kandidatët që pas përfundimit të trajnimit jeni të gatshëm:

1. Të mbani vetë kontabilitetin e biznesit tuaj,
2. Të plotësoni Librin e blerjve,Librin e shpenzimeve, Librin e shitjeve,

3. Të plotësoni Librin e arkës dhe ekstraktit të arkës
4. Plotësimi i formularëve për tatimin ne paga,kontribute pensionale (WM,CM)
5. Të plotësoni formularët për tatimin e mbajtur në qira (WR)
6. Plotësimi i formularëve për Tremujorsha (TM) – IS,IL,QS,QL,IR
7. Plotësimi i formularëve vjetor sipas ATK-së (PD,CD,DO)

8. Të plotësoni formularin e TVSH-së

9. Të përpiloni Pasqyrat Financiare
– Bilancin e Gjendjes
– Pasqyrën e të Ardhurave,
– Pasqyrën e rrjedhjes së parasë së gatshme
– Pasqyrën e ndryshimeve në ekuite

10..Deklarimi i blerjeve mbi 500 EURO

Trajnimi është me pagesë dhe kushton në total 100€. Pagesa mund të bëhet me dy këste:

25€ për regjistrim me rastin e aplikimit

75€ deri në datën 31.07.2016.

Në çmim janë të përfshira të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me: literaturën, çertifikatat, materialet  që shpërndahen përgjatë ushtrimeve.

Çka tjetër mund të përfitojmë nga ky trajnim?

Secilit pjesëmarrës do t`i instalohet programi i kontabilitetit ProData Finance+ për përdorim në llapotpat personal, gjithashtu kandidatët që nuk kanë llaptopa personal do tìu sigurohet një llaptop gjatë kohës së trajnimit. Po ashtu secilit pjesemarrës do t`iu jepen falas dy programe praktike në excel për bizneset e regjistruara në TVSH dhe të paregjistruara në TVSH..

 

Secili pjesëmarrës aktiv në fund të trajnimit do të pajiset më një certifikatë që dëshmon ndjekjen e trajnimit praktik në kontabilitet dhe një certifikat për kalueshmërin me suksesë të trajnimit për kandidatët që kalojn me sukses provimet.

Regjistrimi i kandidatëve fillon me 27 Qershor 2016  deri me 15 Korrik 2016 në adresën: Rruga;Bedri Pejani, perballë Kolegjit Globus, afër Kuvendit të Kosovës
Ju mund të regjistroheni në adresën e mësipërme çdo ditë, e Hënë – e Premte prej orës 8:30 deri në 16:00 apo aplikoni online duke plotësuar të dhënat në ëëë.aaspartners.com/apliko/

Fletëpagesen mund ta shkarkoni direkt pas aplikimit në www.aaspartners.com/apliko/

Vërejtje: Vendi rezervohet vetem me plotësim të aplikacionit dhe konfirmimin e fletepageses ne zyre!
Për detaje të tjera kontakto në tel: 038 77 66 55;049 496 496, apo viber +377 44 775 258