30/12/2016

Trajnimi: Praktika në Kontabilitet me mundësi punësimi” duke përdorur 100% kompjuterin.

fb1_2ldpi

AAS PARTNERS & Portal Pune ju fton në trajnimin e radhës “Praktika në Kontabilitet me mundësi punësimi” duke përdorur 100% kompjuterin.

Trajnimi do të filloj me 23 Janar 2017!
Trajnimi mbahet në Prishtinë,Gjilan,Ferizaj,Prizren,Gjakovë,Pejë dhe Mitrovicë!

Orarin mund ta caktoni gjatë aplikimit në www.AASPartners.com/apliko/

Çka mësohet në trajnim:_____________________________________________

Trajnimi do të ketë fokus kryesor aplikimin e kontabilitetit për qëllime tatimore në Kosovë.
I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% vetëm përmes kompjuterit prej ditës së parë. Trajnimi gjenë aplikim të gjerë në Kosovë, te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, shërbyese dhe OJQ-të, dhe si i tillë trajnon kandidatët që pas përfundimit të trajnimit jeni të gatshëm:

Të themeloni biznese,
Të mbani vetë kontabilitetin e biznesit tuaj,
Të plotësoni Librin e blerjeve,Librin e shpenzimeve,Librin e investimeve dhe librin e shitjes,
Të plotësoni Librin e arkës dhe ekstraktit të arkës
Plotësonimin e formularëve për tatimin në paga,kontribute pensionale (WM,CM)
Të plotësoni furmularin për Tatimin e mbajtur në qira (WR)
Plotësimi i formularit të TVSh-së
Plotësimi i fromularëve për Tremujorsha (TM) – IS,IL,QS,QL,IR
Plotësimi i formularëve vjetorë sipas ATK-së (PD,CD,DO)
Përpilimi i Pasqyrave Financiare
Bilanci i Gjendjes(Pasqyra e pozicionit financiar)
Pasqyra e të ardhurave
Pasqyra e rrjedhjeve të parasë së gatshme (CASH FLOw)
Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet
Deklarimi i blerjeve mbi 500 EURO.

Shkathtësit në punësim_____________________________________________

Ekstra orë trajnimi për shkathtësit në punësim: Përpilimin e CV-së,përpilimi i letrës motivuese, paraqitja në intervist etj. AAS Partners ka bashkëpunim me kompaninë lidere në punësim Portal Pune ku përmesë këtij bashkëpunimi të gjithë kandidatët që ndjekin trajnimin do të kenë mundësi që përveq mësimit se si aplikohet Kontabiliteti në Praktik si modul shtesë në fund të trajnimit të ndjekin falas edhe modulin “Shkathtësit në punësim” ku edhe do të marrin çertifikatë të veçant për këtë modul. Përmes këtij moduli kandidatët do të mësojn si të plotësohet një CV, letër motivuese, paraqitja në intervista për punësim etj. Po ashtu për të gjithë kandidatët e papunësuar që tregojn sukses gjatë trajnimit AAS Partners së bashku me PortalPune do ti përkrah që së paku t`ia mundësoj praktikën në ndonjërën prej kompanive në Kosovë,gjithashtu kandidatët do të hyjn në databazën e kompanisë ku për çdo njoftim për punësim në fushën adekuate të parët që do të propozohen do të jenë kandidatët që kanë ndjekur trajnimin tonë.

Përfitime nga ndjekja e trajnimit tonë do të jenë:_________________________

Një Laptop për një kandidat
Një licencë falas e programit Pro-Data Finance+ për një kandidat
Program për paga për të gjithë kandidatët
Programe në excel falas për të gjithë kandidatët
Mundësi për praktikë dhe punësim për kandidatët e suksesshëm
Përkrahje të vazhdueshme profesionale gjatë problemeve në punë.
Secilit pjesëmarrës do t`i instalohet programi i kontabilitetit ProData Finance+ për përdorim në llapotpat personal, gjithashtu kandidatët që nuk kanë llaptopa personal do t`ìu sigurohet një llaptop gjatë kohës së trajnimit.

Po ashtu secilit pjesëmarrës do t`iu jepen falas tri programe praktike në excel për bizneset e regjistruara në TVSH, për bizneset e paregjistruara në TVSh dhe një program i kalkulimit të pagave.

Secili pjesëmarrës aktiv në fund të trajnimit do të pajiset më një certifikatë që dëshmon ndjekjen e trajnimit praktik në kontabilitet dhe një certifikat për kalueshmërin me suksesë të trajnimit për kandidatët që kalojn me sukses provimet. Përveq kësaj kandidatët do të marrin edhe një çertifikat për modulin Shkathtësit në punësim.

Sa është kosto e trajnimit:________________________________________

Kosto totale e trajnimit është 150€. Pagesa mund të bëhet me dy këste:
Kesti i parë 75€ për regjistrim me rastin e aplikimit
Kesti i dytë 75€ deri në datën 28.02.2017

Në çmim janë të përfshira të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me: literaturën, çertifikatat, materialet që shpërndahen përgjatë ushtrimeve.

Pse të ndjekni trajnimin tek AAS Partners:_____________________

Si kompani operojm që nga Janari 2011 edhe pse pronari i saj ka qenë i involvuar në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe trajnimeve që nga viti 2009. Trajninet tona kanë ndjekur më shumë se 600 kandidatë gjatë vitit 2016 që dëshmon se jemi kompania e vetme që aplikojm 100% praktik gjatë trajnimit.

AAS është një kompani me fokus të veçant për trajnime dhe konsulencë kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave,e përbërë nga një staf profesional për trajnime,konsulencë dhe shërbime të kontabilitetit të cilët veprojnë si punonjës dhe bashkëpunëtorë në kuadër të AAS, duke sjellë përvojën e gjerë nëpër sektore të ndryshme të kontabilitetit,financave dhe menaxhimit.

I gjithë stafi i AAS dhe këshilltarët tjerë kanë shumë vite përvojë dhe ushtrojnë pozita udhëheqëse në nivele të ndryshme me kompani të mëdha në vendin tonë.

Ne, në AAS njohim rëndësinë e trajnimit dhe shërbimit të duhur për të siguruar që klientët tanë të përfitojnë plotësisht nga eksperienca dhe profesionalizmi i stafit tonë. Kontabiliteti dhe Menaxhimi i Trajnimeve tona ofrojnë një diskurs të projektuar për t’ju ndihmuar të merrni njohuritë më të nevojshme në kontabilitet,tatime dhe financa.

Metodat e trajnimit për kontabilitet dhe financa vazhdimisht kanë nevojë të jen në hap me kohën. Mundësitë dhe aftësitë e reja janë të nevojshme në mënyrë që të jeni në kontakt me ndryshimet dinamike, veçanërisht në vendet në tranzicion siç është Kosova. Ne jemi te parët në Kosovë që organizojm trajnime të tilla në të gjitha qendrat kryesore në Kosovë.

Regjistrimi i kandidatëve:______________________________________

Regjistrimi i kandidatëve është i hapur deri me 20 Janar 2017 në adresën: Rruga;Bedri Pejani, perballë Kolegjit Globus, afër Kuvendit të Kosovës.
Ju mund të regjistroheni në adresën e mësipërme çdo ditë, e Hënë – e Premte prej orës 8:30 deri në 17:00 apo aplikoni online duke plotësuar të dhënat (APLIKO)
Fletëpagesen mund ta shkarkoni direkt pas aplikimit në www.aaspartners.com/apliko/

Vërejtje: Vendi rezervohet vetem me plotësim të aplikacionit dhe konfirmimin e fletepageses
Për detaje të tjera kontakto në tel: ‎038 77 66 55;‎049 496 496, apo viber ‎+377 44 775 258