Besarta Salihu

Unë jam Besarta Salihu studente në mastër për Banka,Financa dhe Kontabilitet. Me të parë shpalljen për Trajnimin praktik në Kontabilitet në vitin 2015 mu dha mundësia të ndjeki trajnimet në AAS Partners. Padyshim që ishte një përvojë e mirë dhe me mundësi të shumta aftësimi. Prap AAS Partners me mundësoi që të ndjek praktik si asistente e kontabilitetit që për mua ishte hera e parë dhe kam marrë një pervojë të shkëlqyeshme. I falenderoj stafin e AAS Partners dhe ju uroj suksese në pune dhe një të ardhme të mbarë. Nga përvoja ime i rekomandoj të gjithë studentëve që synojn të mësojn kontabilitetin në praktik të ndjekin këto trajnime për avancimin e pjesës teorike në atë praktike.
Me respekt, Besarta Salihu

Besarta Salihu

Fitore Mehmeti

Pershendetje,
Jam Fitore Mehmeti, e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet.
Është një nder i madhë për mua që të shkruaj për Shkollën e Avancuar të Kontabilitetit (AAS Partners). Trajnimin Praktik në Kontabilitet dhe Tatime me kompjuter, të cilin e ofronte AAS Partners, vendosa ta ndjekë menjëher pas përfundimit të studimeve. Gjatë këtij trajnimi praktik arrita të mesoj bazat e kontabilitetit në praktik, si behët aplikimi i legjislacionit tatimor, deklarimi elektronik i tatimeve e shumë gjëra të tjera rreth fushës së kontabilitetit. Bazuar në arritjet që une bëra, si dhe në suksesin e treguar, kisha fatin që fillimisht të ndjek edhe praktikën dhe më von edhe të punesohem në këtë biznes. Prandaj ja vlenë të përmendet se jam shumë e kënaqur që tani edhe unë jam pjesë e një stafi profesional dhe me vizione të qarta për të ardhmen.
Falenderimi i takon të gjithë stafit të AAS Partners për punën e palodhshme që bëjn për studentët e tyre. Andaj edhe iu rekomandoj çdo kandidati që dëshiron një të ardhme të suksesshme në fushën e kontabilitetit që të ndjek trajnimet tek AAS Partners.
Sinqerisht:
Fitore Mehmeti

FITORJA